Zgjedhje nuk do të ketë, LSDM i’a bën të qartë Mickoskit

Maqedonia

Zgjedhje nuk do të ketë, LSDM i’a bën të qartë Mickoskit

Më: 19 janar 2022 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Lidhja Socialdemokrate të Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ku kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Porositin që ai të ndalojë me obstruksione dhe se zgjedhje nuk do të ketë.

“Mickoski të ndërpresë me obstruksione, zgjedhje nuk do të ketë.

Edhe gjatë festave, Hristijan Mickoski përsëri e tregon destruktivitetin e tij. Mickoskin e interesojnë vetëm zgjedhje dhe si ta kapë pushtetin, edhe pse qytetarët dhe tërë opinioni është kundër. Zgjedhje nuk do të ketë, shumica parlamentare është e rritur, është zgjedhur qeveri e re, Mickoski të ndërpresë me obstruksione dhe ta maltretojë opinionin me dëshirat e tij personale”, thanë nga LSDM-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat