MASH: Të kursejmë rrymë, mësimdhënësit të qëndrojnë në shtëpi

Maqedonia

MASH: Të kursejmë rrymë, mësimdhënësit të qëndrojnë në shtëpi

Më: 20 janar 2022 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Për shkak të situatës epidemiologjike në Maqedoni, gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2021/2022 është shtyrë për më 1 shkurt.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dërguar shkresë te të gjitha shkollat e vendit, që arsimtarët të mos shkojnë në shkollë kur nxënësit janë në pushim që të kursehet energji elektrike.

“Të mos organizohen aktivitete pune për mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional dhe personelin administrativo-teknik, me përjashtim të personelit teknik i cili është i nevojshëm për sigurimin e objekteve dhe pronës së shkollave në periudhën prej 20 deri më 26 janar. Ky rekomandim është dhënë për të ulur kostot e energjisë elektrike në objektet shkollore”, thuhet në njoftimin e MASH.

Qeveria vendosi që gjysmëvjetori i dytë të filloj më 1 shkurt për shkak përkeqësimin e situatës epidemiologjike dhe rritjes së infektimeve të reja në vend.

Kundër këtij vendimi janë një pjesë e shkollave dhe arsimtarëve. Sipas tyre vazhdimi i pushimit për 10 ditë nuk do ta heq pandeminë me COVID-19, ndërsa me këtë vendim pësojnë nxënësit dhe procesi arsimor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat