Pensionet për muajin janar në Maqedoni do të paguhen nga 26 janari

Maqedonia

Pensionet për muajin janar në Maqedoni do të paguhen nga 26 janari

Më: 20 janar 2022 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e katërt e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin janar 2022 dhe caktoi Fondin për Sigurim Pensional t’i dërgojë të dhënat për pensionet në banka deri më 25.01.2022.

Sipas qeverisë, bankat do të sigurojnë para që pensionet të merren nga 26.01.2022, ndërsa pensionistët që nuk kanë kartela elektronike bankare do të mund ta marrin pensionin sipas lartësisë së pensionit.

Për pensionet deri në 11 mijë denarë, pagesa do të bëhet më 26 janar, për pensionet deri në 14 mijë denarë pagesa bëhet më 27 janar, deri në 18 mijë denarë pagesa bëhet më 28 dhe mbi 18 mijë denarë pagesa bëhet më 31 janar.

Ndarja e pensioneve në mënyrë sisteatike bëhet për shkak të shmangjes së turmës në bankat, ndërsa pensionistët që kanë kartela bankare, marrjen e pensionit mund ta bëjnë nga 26 janari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat