Imami i Shipkovicës: Rinia po largohet në mërgim, xhemati dita ditës po pakohet

Maqedonia

Imami i Shipkovicës: Rinia po largohet në mërgim, xhemati dita ditës po pakohet

Më: 24 janar 2022 Në ora: 06:52
Zendel Xhezairi

Me dimra të gjatë e të ftohtë, përpjetëza që për çdo ditë duhet të kalohen për të blerë bukë, dhe me rrugica që duhet pastruar me ecje. Kjo është jeta e përditshme e banorëve të fshatrave të malësisë së Sharrit. Sigurimi i druve për dimër, por edhe i ushqimeve, po bëhet çdo ditë e më i vështirë, shkaku i krizës ekonomike.

“Me zor jetojmë, çka të bëjmë s`kemi çka të bëjmë. Dimri mban gjatë këtu, ftohtë bën. Sokaqet gjitha pa pastruar vetë i pastrojmë, këtu s`ka asgjë më. Ushqimet i sigurojmë me zor, me një pension që na jep shteti. Gjërat i bajmë në duar, s`kemi si, kush ka kuaj mirë kush nuk ka ç`ashtu i mbart”.

Vitet e fundit këtë gjendje e ka rënduar edhe më tepër migrimi i të rinjve. Sipas imamit të Shipkovicës, shumë familje janë larguar drejt perëndimit duke i lënë në fshat vetëm më të moshuarit.

“Plot familje kanë mbetur vetëm plaku e plaka, nëna e babai, janë lënë. Kthehen ndonjëherë por ja që migrimi e bën të veten dhe vërtetë është shumë vështirë për ata pleq që kanë mbetur vetëm. Nga viti në vit xhemati pakësohet. Më shumë e vërejmë këtë kur vijnë mërgimtarët mbushet xhamia, sa ikin ata mbeten shumë pak xhemat, dhe kjo tregon se një pjesë e madhe e të rinjve kanë leshu vendlindjen”, tha Zendel Xhezairi. Imam në Xhaminë e madhe të Shipkovicës.

Këtë, më së miri e tregon edhe numri i nxënësve në shkollën fillore të vendit, i cili, para ca vitesh ishte rreth 500 nxënës, ndërsa tani, mezi tejkalon njëqind nxënës në gjithë fshatin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat