Regjistrohen 2.341 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 26 pacientë

Maqedonia

Regjistrohen 2.341 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 26 pacientë

Më: 25 janar 2022 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 6.193 testime janë regjistruar 2.341 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 1.146 janë në Shkup, Manastir 185, Kavadar 115, Kumanova 101, Veles 92, Prilep 72, Gjevgjeli 65, Gostivar 49, Kërçovë 45, Ohër dhe Negotinë 43, Vallandovë 31, Radovish 29, Resnjë 28, Koçani 27, Strumicë dhe Strugë 25, Shtip 20, Dellçevë 17, Sveti Nikole 16, Bogdanci 15, Vinicë 10, Kriva Pallanka, Berovë dhe Demir Kapi 9, Demir Hisar 8, Kratovë dhe Pehçevë 6, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenica 5, Krushevë 4, Probishtip 3 dhe nga 2 në Dibër dhe Dojran.

Nga 2.341 rastet e reja, 308 janë riinfektime ndërsa po ashtu edhe 1.470 pacientë janë shëruar dhe 26 të tjerë kanë humbur jetën.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 259.328 raste, ndërsa prej tyre 230.206 janë shëruar dhe 8.266 kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat