Micevski: Nëse kemi të bëjmë me pika kufitare dhe kompani ajrore, atëherë e kemi gabim

Maqedonia

Micevski: Nëse kemi të bëjmë me pika kufitare dhe kompani ajrore, atëherë e kemi gabim

Më: 26 janar 2022 Në ora: 10:01
Micevski: Nëse kemi të bëjmë me pika kufitare dhe kompani ajrore, atëherë e kemi gabim

Ka aspekte të ndryshme të anëtarësimit nga të dyja palët, ajo bullgare dhe ajo maqedonase. Unë shoh formën, por jo thelbin.

Nëse kemi të bëjmë vetëm me probleme siç janë pikat kufitare dhe linja ajrore, atëherë jemi në drejtim të gabuar”, tha sot “Utrinski Brifing”, Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së.

Ai thotë se nëse kemi vullnet të mirë si dy vende që duam të bashkëpunojmë ekonomikisht, pika kufitare Klepalo nuk është problemi thelbësor që duhet zgjidhur.

Jam skeptik edhe për hekurudhën drejt Bullgarisë, e cila supozohet se do të jetë gati në vitin 2027. Dëgjoj se do të ketë bashkëpunim në bujqësi dhe në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Por, që nga fillimi i krizës së refugjatëve në vitin 2015, ne kemi problem që Bullgaria nuk dëshiron të nënshkruajë marrëveshjen me Fronteks për të na ndihmuar”, thotë Micevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat