Do të hapet kufiri Llojan- Miratoc. Ky është reagimi i llojanasve

Maqedonia

Do të hapet kufiri Llojan- Miratoc. Ky është reagimi i llojanasve

Më: 26 janar 2022 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

26 janar 2022 – Banorët e fshatit Llojan të komunës së Likovës e kanë mirëpritur lajmin e drejtorisë republikane serbe rreth planeve për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan, vendkalim kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Tenderi planifikohet të shpallet më 9 maj.

Ekipi i Open-TV sot qëndroi në fshatin Llojan dhe intervistoi disa banorë.

“Ky lajm është shumë i mirë për neve, por mund të zgjasë dy vite ose tre, sepse duhet të rregullohet kanalizimi, rryma, do të ndërtojnë ndonjë shtëpizë dhe do të zgjasë, por ne jemi në gjendje të presim vetëm të hapet”, deklaroi për Open-TV, kryetari i Bashkësisë lokale të fshatit Llojan, Selami Memedi.

“Duhet të hapet sepse kemi lidhje me Miratocën, kemi miqësi, përse të kalojmë nëpër Presheve duke qenë këndej më afër. Kjo është e nevojshme të hapet. Do të bëhej shumë mirë”, shtoi një banor në moshë.

“Mund të them se shpresat gati i kemi humbur, mirëpo pa u parë dicka realitet nuk kemi shpresë, sepse fjalë ka plotë me vite, me vite u stërzgjatë ku muhabet.Mirëpo deri sa nuk e shohim me sy nuk po besojmë, sepse ne kemi shumë lidhje familjare me atë pjesën andej , dhe duhet të sillemi në anën tjetër me kilometra, kurse këndej Llojan-Miratoc i ka dy-tre kilometra. Iniciativat janë marrë edhe më herët, kjo iniciativë po shpresojmë se do të jetë me serioze, pasi gjithmonë faji i ka mbetur Serbisë, këta tanët thonin ne jemi gati, se ata s’janë gati. Tani derisa lajmi ka rrjedh nga ana e Serbisë, atëherë po shpresojmë se do të bëhet realitet. Kur dhe si do të presim”, tha Sevdail Ramadani, banor i Llojanit.

“Mendoj se së shpejti do të filloj ndërtimi i objektit dhe mandej do të shohim se sa është reale, sa do të jetë e arsyeshme kjo vijë kufitare meqë në Llojan ka kohë që pritet rihapaja e kufirit për shkak se edhe më parë ka ekzistu ky kufi vetëm se tani pritet të funksionoje edhe me lidhjet familjare që i kemi pasur me herët. Shpresoj se kjo iniciativë e autoriteteve serbe mund të bëj një hapje të tillë, sepse edhe nga ana jonë ka pasur iniciativa për hapjen e kufirit, por ka pasur penges nga ana e Serbisë. mendoj se kësaj radhe do të hapet kufiri dhe do ta presim me padurim këtë hapje të kufirit”, tha Idriz Sulejmani, drejtoi i shkollës periferike “Rilindja” në fshatin Llojan.

Kujtojmë se, në fund të vitit 2019 Maqedonia e Veriut dhe Serbia patën firmosur marrëveshje për vendosjen e vendkalimit të përbashkët kufitar Llojan-Miratoc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat