Ilir Hasani largohet nga Ministria e Shëndetësisë, ja kush do të zë vend të tij

Maqedonia

Ilir Hasani largohet nga Ministria e Shëndetësisë, ja kush do të zë vend të tij

Më: 27 janar 2022 Në ora: 09:43
Ilir Hasani dhe Vlladimir Rendevski

BDI nuk do të përfaqësohet më në Ministrinë e Shëndetësisë.

Me largimin e Ilir Hasanit, i cili paraprakisht kishte dhënë dorëheqje si akt përgjegjësie morale për tragjedinë e 8 shtatorit në Tetovë, BDI largohet tërësisht nga dikasteri i Shëndetësisë.

Në vend të Hasanit, për zëvendësministër të Shëndetësisë është propozuar të jetë Vlladimir Rendevski, kuadër i LSDM-së.

“Ai është docent i kirurgjisë dhe neurokirurgjisë në katedrën e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup. Kirurg i dëshmuar në Klinikën Universitare për Neurokirurgji, i cili ka publikuar mbi 70 punime shkencore”, qëndron në njoftimin e LSDM-së.

Ky propozim doli nga Kryesia qendrore e LSDM-së, parti e cila para formimit të Qeverisë së re, udhëhiqte postin e ministrit të Shëndetësisë me Venko Filipçe, por lëshoi këtë post për t’ia lënë vendin Bekim Salit, kuadër i Alternativës, e cila nga opozita kaloi në qeveri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat