Edhe Ruskovska është kërcënuar: Do të më vritnin, nëse nuk do t’i dënoja Zoran dhe Vice Zaevin

Maqedonia

Edhe Ruskovska është kërcënuar: Do të më vritnin, nëse nuk do t’i dënoja Zoran dhe Vice Zaevin

Më: 27 janar 2022 Në ora: 14:33
Villma Ruskovska

Edhe shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, para një muaji ka marrë letër me kërcënime për jetën e saj, nëse nuk do t’i dënonte Zoran Zaevin dhe Vice Zaevin.

Ruskovska, për dallim nga kryeprokurori republikan Ljubomir Joveski, i cili nëpërmjet një komunikate informoi se ka marrë kërcënime nga një organizatë terroriste, Ruskovska informacionin se është kërcënuar e ka ndarë vetëm me “Deutsche Welle”.

“Letra ka arritur më 23-24 dhjetor vitin e kaluar. Kërcënimet ishin në kuptimin se ‘qytetarë të pafajshëm ndodhen në burg, ndërsa kriminelët Zoran dhe Vice Zaev në liri’. Nëse nuk i dënoj menjëherë, do të vritem. Të dy letrat ishin në këtë kuptim”, tha Ruskovska për “Deutsce Welle”.

Rastin e ka denoncuar menjëherë në MPB, pas çka ka marrë sigurim shtesë, konform ligjit. Ajo është ende në pritje të informacioneve nga policia se kush qëndron pas kërcënimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat