​27 të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​27 të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

Më: 27 janar 2022 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar edhe 27 vdekje të reja si pasojë e pandemisë me koronavirus.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë shënuar 1861 raste të reja dhe 917 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në Maqedoninë veriore që nga fillimi i epidemisë është 261.347, i të shëruarve 231.179.

Ndërsa numri i viktimave shkon në 8.285.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat