Regjistrohen 1.908 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 1.908 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 28 janar 2022 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5.834 testime pr coronavirus, ndërsa 1.908 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 972, Kavadar – 112, Kumanovë – 111, Manastir – 105, Veles – 62, Tetovë – 58, Prilep – 54, Negotinë – 46, Strumicë – 45, Ohër – 43, Gostivar – 34, Gjevgjeli – 30, Shtip – 27, Koçani – 24, Radovish – 22, Resnja – 21, Valandova – 17, Kriva Pallanka – 16, Struga – 15, Shën Nikolla – 12, Berovë dhe Bogdanci – nga 10, Dellçeva – 9, Vinica – 5, Demir Kapija dhe Pehçeva – nga 4, Dibër, Probishtip dhe Makedonski Brod – 3, Kratovë, Krushevë dhe Makedonska Kamenica – nga 2, Dojran – 1.

Prej këtyre rasteve 254 janë riinfektime.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 22 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe katër pacientë të vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1.129 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 265.101, prej të cilëve 239.581 janë shëruar, ndërsa 8.338 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (28 janar) është 17.182./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat