Në Shkup është shpëtuar një burrë nga mbytja në ujërat e Vardarit

Maqedonia

Në Shkup është shpëtuar një burrë nga mbytja në ujërat e Vardarit

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot është shpëtuar një 64-vjeçar nga ujërat e Lumit Vardar, gjegjësisht në rrjedhat e Lepencit.

MPB ka konstatuar se i njëjti qëllimisht është hedhur në lumë, njofton Portalb.

“Më vonë u konstatua se bëhet fjalë për një 64-vjeçar nga Shkupi, i cili më parë ishte hedhur në lumë, ndërsa përndryshe është pacient në spitalin e Bardovcit.

Ai është transferuar në Spitalin “8 Shtatori” nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat