Sali me skafandër viziton të infektuarit me koronavirus në Spitalin e Velesit

Maqedonia

Sali me skafandër viziton të infektuarit me koronavirus në Spitalin e Velesit

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 10:52
Pamje nga vizita

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali mëngjesin e sotëm ka vizituar Kovid Qendrën pranë Spitalit të Velesit. Sali me pajisje mbrojtëse-skafandër ka takuar pacientët e infektuar me koronavirus, të cilëve iu ka uruar shërim të shpejtë.

“Ne vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të ngushtë përmes vizitave të tilla në qendrat e tjera të COVID-19 për t’i mbështetur profesionistët shëndetësorë për sakrificën dhe luftën për çdo jetë njerëzore. Synimi i përbashkët është rritja e përmasës së vaksinimit dhe respektimi i masave parandaluese”, tha ministri Sali.

Postimi:

Pacientët e shtruar në qendrën e Covid-it në spitalin e Velesit ishin arsyeja e vizitës sime sot në këtë institucion shëndetësor, të cilëve u urova shërim sa më të shpejtë. Ne vazhdojmë t'u ofrojmë mbështetje të ngushtë profesionistëve të shëndetësisë për përpjekjet mbinjerëzore, sakrificat dhe luftën për çdo jetë njerëzore përmes vizitave të tilla në qendrat e tjera Covid. Synimi i përbashkët është rritja e mbulimit të vaksinimit dhe respektimi i masave parandaluese.

Vaksinohuni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat