Kuvendi i Maqedonisë votoi “për” miratimin e Propozim-ligjit për pagë minimale

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë votoi “për” miratimin e Propozim-ligjit për pagë minimale

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Me 101 vota “për”, asnjë kundër dhe pa të përmbajtur sot deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut votuan nevojën e miratimit të Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pagë minimale.

Me Propozim-ligjin i cili miratohet me procedurë të shkurtuar, paga minimale do të jetë 18 mijë denarë, ndërsa me këtë Propozim-ligj, po ashtu ndryshohen edhe kriteret për caktimin e pagës minimale edhe atë me 50% të rritjes së pagës mesatare dhe 50% të rritjes së shpenzimeve për jetë sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika.

Me votimin e këtij ligji pagë më të lartë prej 45 eurove do të marrin rreth 80 mijë punëtorë të cilët do të paguhen për muajin mars gjatë muajit prill.

Kujtojmë se konsensusi për pagë minimale u arrit javën e kaluar mes Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, shoqatat e punëdhënësve dhe qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat