Policia largon nga trafiku 11 automjete të transportit publik

Maqedonia

Policia largon nga trafiku 11 automjete të transportit publik

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 249 vetura të cilat kryejnë transport publik të nxënësve në 102 lokalitete.

Në këto kontrolle janë konstatuar 8 vepra penale, 48 shkelje të Ligjit për siguri në komunikacion, 16 të Ligjit për automjete, 3 nga Ligji për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet ngjitëse dhe të ngjashme.

“Në stacionin për kontroll teknik janë dërguar 41 automjete, kurse nga trafiku janë larguar 11 automjete të cilat kryejnë transport publik për shkak të parregullsive teknike dhe lëshimeve të tjera”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat