Për një vit nga Tetova për në Shkup duhet paguani mbi 600 euro në vjet

Maqedonia

Për një vit nga Tetova për në Shkup duhet paguani mbi 600 euro në vjet

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Një shoferi nga Tetova i cili udhëton çdo ditë pune për në Shkup i duhen 39.000 denarë për të paguar në pikëpagesat e Maqedonisë, ndërsa shoferit nga Gostiavri i cili udhëton për në Shkup i nevojiten 68.000 denarë në vjet.

Vozitja për në Shkup më së shumti u kushton qytetarëve nga Shtipi të cilët kanë tre pikëpagesa dhe duhet të paguajnë 320 denarë në ditë ose mbi 77.000 denarë në vjet.

Nëse merret shembull shteti i Austrisë, vinjeta vjetore atje kushton 109 euro ose rreth 6.700 denarë dhe paguajnë shumë më lirë se qytetarët e Maqedonisë. Ata dueht të ndajnë rreth 4-5% të pagës mesatare për t’i shfrytëzuar rrugët shtetërore, ndërsa sipas përllogaritjeve, në Maqedoni pagueht mes 1.5 deri në 3 paga mesatare, varësisht sa lokacioni.

Ilije Dimovski nga OBRM-PDUKM u shpreh se nga Sofja për në Plovdiv e që ka 153 kilometra udhëtohet me 940 denarë në muaj, ndërsa nëse krahasohet me udhëtimin prej 154 kilometrave nga Shkupi në Gjevgjeli, përrlogarritjet janë se duhet të paguhen 11.200 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat