Maqedonia e Veriut regjistron 22 viktima nga COVID-19

Maqedonia

Maqedonia e Veriut regjistron 22 viktima nga COVID-19

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 19:57
Pamje të pacientëve në një spital të Maqedonisë së Veriut. Foto ilustrim.

Maqedonia e Veriut të enjten më 17 shkurt ka regjistruar 22 viktima nga COVID-19 si dhe 1,117 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 10 të vdekur janë regjistruar në Shkup, 3 në Manastir ndërsa numër më i vogël në 6 qytete tjera.

Të dhënat bazohen në testimin e 3,513 testeve. janë shëruar 1,059 persona, ndërsa janë 8,821 raste aktive.

Sipas një analize të Institutit të Shëndetit Publik, ka rënie të të infektuarve te moshat madhore dhe ka rritje kryesisht te fëmijët e moshës deri 14 vjeç.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka njoftuar se të premten do të nis testimi i rastësishëm nëpër shkollat fillore.

Vendimi për këtë erdhi pas raportit që tregoi një rritje prej 60% të nxënësve të infektuar me COVID-19.

“Të dhënat që i morën nga shkollat fillore ishin alarm për të iniciuar testimin e rastësishëm nga i cili presim të dhëna se sa është përhapja e virusit nëpër shkollat fillore. Janë siguruar ekipe shëndetësore të cilët do ta zbatojnë metodologjinë, do t’i mbledhin të dhënat dhe të njëjtat do të dorëzohen për analizë në Institutin e Shëndetit Publik me qëllim që të kemi pasqyrë të qartë se si po qarkullon virusi nëpër shkolla”, deklaroi Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Drejtuesit e Komisionit kanë theksuar se masat mbrojtëse do të mbeten në fuqi deri në uljen e numrit të të infektuarve dhe më pas do të vendoset nëse do të hiqen certifikatat e detyrueshme për hyrjen në objektet e mbyllura tregtare dhe në disa prej institucioneve tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat