Mehmedoviq: KSI nesër do të mbajë mbledhje, do të diskutohet për gjendjen epidemiologjike

Maqedonia

Mehmedoviq: KSI nesër do të mbajë mbledhje, do të diskutohet për gjendjen epidemiologjike

Më: 1 mars 2022 Në ora: 12:59
Zllate Mehmedoviq

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive Zllate Mehmedoviq, sot njoftoi se Komisioni nesër do të mbajë mbledhje dhe se kjo do të bëhet praktikë, pra KSI do të mbajë mbledhje të mërkurave, e jo të martave.

Mehmedoviq njoftoi se pika kryesore e rendit të ditës do të jetë gjendja epidemiologjike në vend, ndërsa do të diskutohet edhe për tema tjera.

“Kur të përfundojë mbledhja Komisioni do të ketë konferencë për shtyp dhe do të tregojmë çfarë është biseduar, çfarë vendimesh janë marrë dhe çfarë rekomandime”, tha Mehmedoviq.

Ndryshe, në raportin e sotëm të ISHP-së për javën e kaluar, thuhet se numri i infektimeve me COVID-19 në vend është ulur për gati 40 përqind, në krahasim me një javë paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat