Më shumë vende të lira pune ka në sektorin e shërbimeve dhe shitjes

Maqedonia

Më shumë vende të lira pune ka në sektorin e shërbimeve dhe shitjes

Më: 2 mars 2022 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Në tremujorin e katërt të vitit 2021 në Maqedoni ka pasur 7.979 vende të lira pune, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika.

Shkalla e vendeve të lira pune në shtet është 1.59 përqind. Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës prej 3% ka sektori L – veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe mbështetëse, derisa më e vogël është shkalla në sektorin G – furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, që është 0.29%.

Në subjektet afariste me numër të të punësuarve prej 10 deri 49 kanë shkallë më të lartë të vendeve të punës, që është 2.28%.

Rajoni i Vardarit ka shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, që është 1.91%.

Numër më të madh të vendeve të lira të punës, gjegjësisht 2.934, ka në grupin e pesë të profesioneve – Punëtorë për veprimtari të shërbimit dhe shitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat