Arrestohen dy persona në Tetovë për posedim të lëndëve narkotike

Maqedonia

Arrestohen dy persona në Tetovë për posedim të lëndëve narkotike

Më: 3 mars 2022 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Pjesëtarët e policisë të SPB- Tetovë dje (02-mars) rreth orës 15.00, në rrugën e “Lubotenit” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat J.S. (51) dhe B.G. (41), të dy nga Tetova, pasi gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur heroinë.

“Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë.

Dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të përgatitet parashtresa përkatëse në bazë të nenit 215 i Kodit Penal për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat