Arrestohet një person në Kërçovë për tregti me lëndë narkotike

Maqedonia

Arrestohet një person në Kërçovë për tregti me lëndë narkotike

Më: 5 mars 2022 Në ora: 12:16
Ilustrim

MPB njofton se dje kanë arrestuar një person nga Kërçova për tregti me lëndë narkotike.

“Më 4 mars 2022, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale-Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogës, Njësiti Special Antiterrorist “Tiger” kanë ndaluar E.P. nga Kërçova, diler kokaine, i cili po ashtu kërkohej për dhunë.

Nga kontrolli në shtëpinë e tij u gjetën kokainë, katër peshore, para, lista të debitorëve që kishin blerë drogë nga ai dhe babai i tij A.P.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e E.P. policia është penguar nga N.P. për të cilën do të ketë kallëzim të duhur penal sipas nenit 382 dhe 368 të Kodit Penal.

Kundër E.P. dhe A.P. do të paraqitet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat