LAMM: Hiqet ndalesa e qarkullimit për automjetet e rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Maqedonia

LAMM: Hiqet ndalesa e qarkullimit për automjetet e rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Më: 6 mars 2022 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se nga ora 14:45 është hequr ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit.

Ndalesa e qarkullimit për automjetet e rënda është hequr edhe në rrugën Mavrovë-Dibër.

Nga atje thonë se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi. Ndërsa në rrugën Lisec-Kodra e Diellit për shkak të rënies së mjegullave është ulur dukshmëria në 20-30 metra.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat