Ndalesë në komunikacion për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë – Dibër

Maqedonia

Ndalesë në komunikacion për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë – Dibër

Më: 7 mars 2022 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga LAMM, është vendosur ndalesë në komunikacion për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë – Dibër.

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në vendet më malore ka mbetje bore në rrugë.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat