Anketë e IRI: Rritet ndikimi rus dhe kinez në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Anketë e IRI: Rritet ndikimi rus dhe kinez në Maqedoninë e Veriut

Më: 7 mars 2022 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Anketa e re e Qendrës për Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut tregon rritje të ndikimin kinez dhe rus në Maqedoni, mungesë të transparencës në partitë politike dhe mbështetje për nismën “Open Balkan”.

Në lidhje me politikën e jashtme, 64% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut pajtohen se marrëdhëniet e forta me Kinën u shërben interesave të tyre, kurse 60% e qytetarëve të njëjtën e mendojnë për Rusinë.

Sipas hulumtimit, kjo është rritje prej 11% për Kinën dhe 6% për Rusinë krahasuar me anketën e zbatuar në shkurt të vitit 2020. Po ashtu edhe Bashkimi Evropian dhe SHBA-të gëzojnë mbështetje, përkatësisht 85% e qytetarëve, sipas anketës, pajtohen se marrëdhëniet e forta me BE-në më së mirë i shërben interesave të Maqedonisë së Veriut dhe 76% e qytetarëve e ndajnë këtë mendim për SHBA-të.

“Përderisa Maqedonia e Veriut mundohet të arrijë përparim demokratik, shqetësues është fakti që Kina dhe Rusia vazhdojnë me ndërhyrjet e vazhdueshme”, tha Pol McCarty, drejtor rajonal i IRI për Evropë.

Ai shtoi se për fat të mirë BE dhe SHBA-të kanë mbështetje më të madhe.

Në pyetjen për partitë politike, vetëm 21% e qytetarëve besojnë se këto parti janë transparente me paratë që i marrin nga buxheti, ndërsa 48% nuk kanë qenë të informuar se buxheti shtetëror ndan para për financimin e partive politike.

Po ashtu, anketa tregon se 75% e qytetarëve mbështesin “Open Balkan”.

Anketa u zbatua nga BRIMA, ndërsa të dhënat janë marrë më 27 nëntor deri më 23 dhjetor./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat