MPJ rikujton qytetarët e Maqedonisë se çdo pjesëmarrje në ushtri të huaj është vepër penale

Maqedonia

MPJ rikujton qytetarët e Maqedonisë se çdo pjesëmarrje në ushtri të huaj është vepër penale

Më: 9 mars 2022 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate shprehet se “si një vend mik i Ukrainës, e kuptojmë gjendjen e komplikuar në të cilën ndodhet dhe e cila i vendosë në një situatë të veçantë autoritetet ukrainase, që të bëjnë thirrje për çdo lloj ndihme, në të gjitha vendet mike, duke përfshirë edhe shoqërim, dhe/ose vullnetarë të cilët do t’i bashkoheshin ushtrisë ukrainase në mbrojtje nga kërcënimi ushtarak që vjen nga forcat ushtarake ruse”.

Ata rikujtojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut se se pjesëmarrja në çdo ushtri të huaj, sipas rregullave ligjore, përkatësisht Kodit Penal të vendit, është vepër penale.

“Njëherazi rikujtojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut dënon plotësisht agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës dhe këtë gjë shteti e demonstron në OKB, NATO, OSBE dhe në të gjitha forumet tjera bilaterale dhe multilaterale”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Kujtojmë se presidenti i Ukrainës miratoi Dekretin me të cilin lejohet rekrutimi i vullnetarëve në ushtrinë e Ukrainës, ndërkaq ambasadorja e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut bëri thirrje që vullnetarë të bashkohen në Ushtrinë e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat