Gazetari tregon sa është çmimi i naftës dhe benzinës në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Gazetari tregon sa është çmimi i naftës dhe benzinës në Maqedoninë e Veriut

Më: 9 mars 2022 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Gazetari në Maqedoninë e Veriut Bekim Laçi foli për dukurinë e rritjes së çmimit të produkteve në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se as Maqedonia e Veriut nuk ka qëndruar imune ndaj trendit të rritjes së çmimeve që e kapluan rajonin.

“Në Maqedoninë e Veriut shtrenjtimi filloi në dhjetor të vitit të kaluar, ku produktet bazë ushqimore filluan të shtrenjtoheshin, vaji i gatimit u rrit për 25 përqind, buka, sheqeri, frutat, pemët dhe perimet gradualisht filluan t’u ngrihej çmimi”. Ndërsa në janar kishim një rritje shtesë të energjisë elektrike prej 10 përqind dhe kjo filloi të shkaktojë shqetësim te populli, sepse zakonisht, me rritjen e çmimit të energjisë elektrike fillon rritja e çmimeve të produkteve”, tha Laçi.

Laçi tregoi se çmimi i vajit në Maqedoninë e Veriut është 1 euro e 50 centë, por tha se çmimi i benzinës dhe naftës është rritur ditëve të fundit.

“Aktualisht ne çmimin e naftës dhe benzinës e kemi 85 denarë, për pak arrin në 1 euro e gjysmë”, u shpreh gazetari.

Tutje Laçi tregoi për një shqetësim tjetër në Maqedoninë e Veriut.

“Një shqetësim i madh që vjen me rritjen e çmimit është një problem, me të cilin po përballet Maqedonia e Veriut. Në Maqedoni kemi largim të fuqisë së kualifikuar punëtore, shkaku i rrogave të vogla, ndërsa ngritja e çmimeve po i motivon edhe më shumë për t’u larguar”, tha Laçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat