Sot zgjidhen prokurorët që do të jenë pjesë e ekipit të Ruskovskës

Maqedonia

Sot zgjidhen prokurorët që do të jenë pjesë e ekipit të Ruskovskës

Më: 10 mars 2022 Në ora: 11:53
Ruskovska

Sot Këshilli i Prokurorëve Publik duhet të zgjedh 5 prokurorë në Prokurorinë për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Zgjedhja e prokurorëve është pika e pestë në seancën që do të mbahet sot, ndërkaq tashmë një muaj, në këtë prokurori popunohet me 5 prokurorë më pak për arsye se në shkurt, 5 prokurorëve u skadoi mandati.

Më herët, shefja e kësaj prukurorie u shpreh se funksionojnë me vështirësi, ndërsa në gjykime nga 1 shkurti shkojnë vetëm prokurorët me mandat.

Për 5 vendet e lira, në garë janë 10 prokurorë të cilët konkurruan në konkursin në dhjetor, ndërsa në mesin e tyre janë edhe prokurorët të cilëve u mbaroi mandati siç janë Ivana Trajçeva, Marija Gjorgeva, Valentina Beslimovska, Suzana Mireçeska – Kuzmanovska dhe Engjëllushe Kadriu Lleshi.

Pesë prokurorët tjerë janë Zllatko Bikovski, Elizabeta Josifovska, Natasha Saramandova, Imran Osmani dhe Arsim Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat