Dënohen me katër vite burg të akuzuarit për rastin “Dhoma Publike”

Maqedonia

Dënohen me katër vite burg të akuzuarit për rastin “Dhoma Publike”

Më: 11 mars 2022 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Gjykata Penale ka shqiptuar sot dy dënime për rastin “Dhoma Publike”, Darko Kostovski dhe Mihail Panevski.

Krijuesi i grupit u dënua me 4 vjet burg, ndërsa i njëjti dënim me 4 vjet burg u shqiptua edhe për administratorin Mihail Panevski. Ata u ndoqën penalisht për lejimin e publikimit të një videoje që tregonte marrëdhënie seksuale me një fëmijë.

Të dy u akuzuan për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijët.

Rasti “Dhoma Publike” u zbuluar para një viti, pas së cilës grupi u mbyll por u hapën dy të reja në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat