Kasami mirëpriti në takim ambasadorin e UNDP-së, Armen Grigorian

Maqedonia

Kasami mirëpriti në takim ambasadorin e UNDP-së, Armen Grigorian

Më: 22 mars 2022 Në ora: 19:24
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot në zyrat e tij ka mirëpritur në takim ambasadorin e UNDP-së, Armen Grigorian, ku është diskutuar për projekte të ndryshme për komunën e Tetovës.

Kasami ambasadorin e ka informuar se komuna e Tetovës është e gatshme për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve tjera që janë në interes të qytetarëve.

“Bashkë me ambasadorin vizituam rrugën e “Banjës”, rrugë kjo që tani është shumë më e frekuentuar, por njëkohësisht paraqet problem për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Muri mbrojtës dhe rrëshqitja e dheut është një problematik për qytetarët dhe vizitorët e kësaj ane dhe ne shpresojmë se me një përkushtim dhe vëmendje më të madhe do t’a eliminojmë këtë. U pajtuam që me mbështetje të UNDP- së, këtë problem ta zgjidhim duke i’ u ofruar qytetarëve një vend të rehatshëm për atraksion dhe një rrugë të mirëfilltë me standarde evropiane”, është shprehur Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat