Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 319 raste të reja me COVID-19 si dhe ka vdekur një person, që ishte prekur me këtë virus.
Po ashtu janë shëruar edhe 258 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,886 që nga fillimi i pandemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 304,047.
Kurse i të vdekurve është 9,188 persona.