MSH Maqedoni: Dy pacientë kanë marrë veshka nga një donator i vdekur

Maqedonia

MSH Maqedoni: Dy pacientë kanë marrë veshka nga një donator i vdekur

Më: 28 mars 2022 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka njoftuar opinionin se gjatë orëve të mëngjesit dy pacientë kanë marrë veshka funksionale nga një donator i vdekur i cili kishte nënshkruar më herët vendimin për përdorimin e organeve për pacientët në nevojë për organe.

“Dy të rinj me sëmundje të veshkave, që deri tani kanë qenë në dializë, kanë marrë një mundësi të re për jetë pas transplantimit të veshkave nga një donator që tashmë ka ndërruar jetë.

Edhe disa pacientë të Klinikës për ortopedi në javët në vijim do të marrin qeliza kockore nga ky pacient” thuhet në njoftimin Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni.

Ky është transplantimi i dytë që nga viti 2020 ku është shtrirë programi për transplantim multiorganik nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat