KSI: Edhe nxënësit e shkollave të mesme pa maska në shkolla

Maqedonia

KSI: Edhe nxënësit e shkollave të mesme pa maska në shkolla

Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:22
Ilustrim

Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka vendosur që të rekomandojë heqjen e obligimit për mbajtjen e maskave për nxënësit e shkollave të mesme.

Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq theksoi se gjendja epidemiologjike në vend po përmirësohet dhe se po ulet numri i të shtruarve në spital nga Covid-19.

“Komisioni për Sëmundje Infektive vendosi të jep rekomandim për heqje të maskave në shkollat e mesme”, tha Mehmedoviq.

Ai ka shtuar se gjithashtu rekomandojnë që të lejohet edhe organizimi i ekskursioneve për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat