Osmani sot në vizitë pune në Mbretërinë e Norvegjisë

Maqedonia

Osmani sot në vizitë pune në Mbretërinë e Norvegjisë

Më: 1 prill 2022 Në ora: 08:52
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të qëndrojë në Oslo, me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Anniken Huitfeldt.

Gjatë vizitës, Osmani do të takohet me Kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje të Kuvendit të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide, ndërsa në agjendën e Ministrit Osmani parashihet edhe pjesëmarrje në promovimin e Odës së Tregtisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë. .

Gjatë vizitës, Osmani do të takohet me përfaqësues të Diasporës sonë në Norvegji.

“Qëllimi i vizitës është avancimi i marrëdhënieve bilaterale, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, zhvillimin e sektorit të biznesit dhe shqyrtimin e mundësive për investime në këtë vend skandinav. Në kuadër të takimeve pritet të shkëmbehen mendime edhe mbi situatën e përgjithshme të sigurisë të kontinentit evropian në kontekst të momentumit aktual gjeopolitik, me fokus në Aleancën e NATO-s dhe bashkëpunimin e të dyja vendeve në Aleancë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat