Nga era e fuqishme ka rënë çatia nga një ndërtesë në Shkup

Maqedonia

Nga era e fuqishme ka rënë çatia nga një ndërtesë në Shkup

Më: 2 prill 2022 Në ora: 20:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Në lagjen Miçurin të Shkupit sot, si pasojë e erës së fortë, ka rënë çatia nga një ndërtesë, konfirmuan për MIA-n nga Shërbimi Zjarrfikës – Shkup.

Prej atje theksuan se nga konstruksioni i çatisë kanë rënë llamarina.

Në terren kanë intervenuar pesë pjesëtarë të Shërbimit Zjarrfikës me dy automjete.

Detaje të mëtejshme për rastin nuk janë dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat