I paraburgosuri është arratisur nga dritarja e Gjykatës në Veles pasi e kuptoi se do të transferohet në Shutkë

Maqedonia

I paraburgosuri është arratisur nga dritarja e Gjykatës në Veles pasi e kuptoi se do të transferohet në Shutkë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Një i paraburgosur është arratisur nga dritarja e Gjykatës së Velesit dhe kjo ka ndodhur në momentin kur ka dëgjuar vendimin e gjyqtares se do të shkojë në paraburgim në Shutkë. Ai e ka shtyrë dhe e ka lënduar daktilografisten, e cila ka qenë në sallën e gjyqit. Policisë iu desh gjysmë ore për ta gjetur dhe arrestuar sërish, shkruan SDK.mk, transmeton Portalb.mk.

“Ishte rreth orës 10.30 kur një djalë i ri vrapoi para meje, e kaloi rrugën dhe nëpërmjet sokakut të ndërtesës së re dhe u largua në drejtim të lokalitetit Dvorovi. Një polic po vraponte pas tij, prandaj e kuptova se po ndiqnin ndonjë të arratisur, autor i ndonjë vepre penale”, tha një dëshmitar okular nga Velesi.

Arratisjen e konfirmoi edhe MPB. Të premten, policia arrestoi një të dyshuar në lidhje me disa vjedhje që kishin ndodhur në qytetin e vjetër. Pasi SPB-Veles kishte bërë kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Velesit, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Veles ka kërkuar që personit t’i caktohet masa e paraburgimit që të mos e përsërisë veprën ose të arratiset.

“Policë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria A.R. (20) nga Velesi nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale Vjedhje e rëndë nëpër shtëpi. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe sot në ora 8 është dërguar në Gjykatën Themelore-Veles për t’u nxjerrë para gjykatësit në procedurë paraprake. Pasi e kanë dorëzuar te gjyqtari, policët kanë qëndruar në korridorin e gjyqit.

Personi e ka shtyrë daktilografisten dhe është arratisur nëpër dritaren e hapur. Pas masave të ndërmarra, në orën 11 personi A. Р. është gjetur dhe ndaluar në SPB Veles. Gjatë ndërmarrjes së masave policia, në dy raste, ka gjuajtur plumba paralajmërues në ajër”, ka njoftuar MPB.

Pas arrestimit, A. Р. është dërguar në burgun e Shutkës në Shkup për të vuajtur masëne paraburgimit, që ia ka caktuar gjyqtarja në procedurë paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat