Jostabiliteti në Bullgari ndikon edhe në Shkup

Maqedonia

Jostabiliteti në Bullgari ndikon edhe në Shkup

Më: 11 prill 2022 Në ora: 19:34
foto ilustrim

Një jostabilitet mes partnerëve të koalicionit qeveritar në Bullgari do të nënkuptonte jostabilitet në negociatat mes dy vendeve dhe si pasojë, edhe në procesin euro-integrues të Shkupi.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Strategji Evropiane “Eurothink”, Dimitar Nikollovski, thotë se koalicioni qeverisës i kryeministrit Kirill Petkov në Sofje përballet me më shumë sfida të cilat e vështirësojnë procesin.

“E shohim se ka akuza për korrupsion serioz të nivelit të lartë dhe vinë nga BE-ja për ta hetuar këtë, kërkohen spiunë rusë nëpër institucione, tani ka bisedime rreth shefit të ri të Bankës Popullore dhe përsëri përmendet Maqedonia si ndonjë temë për të cilën mund të bëjnë pazar partnerët e koalicionit. Kjo krijon një ndjenjë pasigurie dhe jostabiliteti dhe mendoj se shumë më vështirë do të jenë të krijohet konsensus i ri në Bullgari i cili do ta zhbllokonte procesin”, tha Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i Qendrës për strategji evropiane “Eurothink”.

Nëse para luftës në Ukrainë kishte indicie serioze se Shkupi dhe Sofja ishin shumë afër një marrëveshje e cila do të kulmonte me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e vendit, sot duket se kjo marrëveshje është rrënuar, thotë Nikollovski.

Ai shton se edhe përskaj qasjes pozitive të Petkovit, ndikimi i tij është i kufizuar.

“Absolutisht nuk pres që ai të ketë aq shumë pushtet brenda në Bullgari veçanërisht jo pushtet për të tregtuar ndikimin e tij me partnerët e tij të koalicioni që të mund të imponojë një zgjidhje të re momentalisht dhe aq më pak, zgjidhje që do të jetë jashtë konsensusit nacional në Bullgari e që është deklarata e miratuar në Kuvendin bullgar”, u shpreh Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i Qendrës për strategji evropiane “Eurothink”.

Nikollovski nuk pret që presionet e BE-së ndaj autoriteteve në Bullgari të jenë të suksesshme që Shkupit t’i hapen dyert.

Gjatë ditëve të fundit, partnerët e koalicionit qeverisës në Bullgari e kanë kritikuar kryeministrin Petkov se në fshehtësi ka pranuar zhbllokimin e procesit për Maqedoninë e Veriut që kjo e fundit të fillojë negociatat në qershor, pa asnjë kusht

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat