Korrupsioni i lartë, Spasovski: Duhet të punohet në shumë sektorë

Maqedonia

Korrupsioni i lartë, Spasovski: Duhet të punohet në shumë sektorë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 23:37
Oliver Spasovski

Ministria e Punëve të Brendshme në çdo moment ndërmerr aktivitet me urdhër të Prokurorisë publike, pavarësisht se kush është, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski lidhur me arrestimin e Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, i dyshuar për abuzim, në një procedurë tenderimi së bashku me dy shtetas kroatë.

“Ky rast është trajtuar nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar. U desh më shumë kohë, derisa të sigurohen dëshmitë, natyrisht sipas vlerësimit të PP kur kanë menduar se kanë dëshmi apo argumente të mjaftueshme që të ngritet ky dyshim, kjo është realizuar”, tha Spasovski.

Theksoi se korrupsioni i lartë është problemi më i madh në vend, por kjo tha ai, është një segment i korrupsionit.

“Për çdo shoqëri është shkatërruese kur marrin pjesë ose dyshohen për praktika korruptive njerëz që mbajnë poste publike dhe që duhet t’u shërbejnë qytetarëve”, tha Spasovski.

Sipas ministrit, janë rritur maksimalisht përpjekjet në parandalimin e korrupsionit dhe krimit nga të gjitha organet ligjzbatuese – Prokuroria publike, MPB-ja, Policia financiare.

Njoftoi se në vitin 2021 efikasiteti, gjegjësisht funksioni i inteligjencës në shtet kundër korrupsionit është rritur për pothuajse 50 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat