Nikollovski: Ekziston plasman për lakrën, protesta është e orientuar kah çmimi dhe tregtarët

Maqedonia

Nikollovski: Ekziston plasman për lakrën, protesta është e orientuar kah çmimi dhe tregtarët

Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:02
Nikollovski

Ekziston plasman për lakrën, protesta është e orientuar kah çmimi dhe tregtarët, deklaroi sot ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave Ljupço Nikollovski.

Sipas tij, inspektorët janë në terren me qëllim të mbrojtjes maksimale të prodhuesve.

“E përcjellim blerjen, nuk ka hapësirë për shqetësim sepse plasman do të ketë. Protesta është e orientuar kah çmimi dhe tregtarët. Inspektorati ka ndërmarr masat dhe kontrollet, plotësisht është i fokusuar në Strumicë, në rajonet kopshtare për të mbrojtur prodhuesit. Çmimi nuk ishte 10, por 20 denarë. Tentimet e disa tregtarëve për zvogëluar çmimin kanë shqetësuar bujqit, por ne jemi vazhdimisht në terren, i përcjellim ngjarjet”, theksoi Nikollovski.

Bujqit në Strumicë për sot kanë paralajmëruar marsh protestues me traktorë nëpër rrugët e qytetit dhe bllokadë njëorëshe të udhëkryqit kryesor të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat