Katica Janeva flet pas një periudhe të gjatë: “Kam vuajtur shumë…”

Maqedonia

Katica Janeva flet pas një periudhe të gjatë: “Kam vuajtur shumë…”

Më: 15 prill 2022 Në ora: 22:26
Katica Janeva

Më 11 maj vazhdon gjykimi në rastin e padisë së dëmtuar të Orce Kamçevit nga Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva në rastin sReket”, pasi sot në Gjykatën Themelore Civile — Shkup janë dëgjuar palët.

E pandehura, ish-kryeprokurorja speciale, Katica Janeva në seancën e sotme deklaroi se gjatë mandatit të saj “ka vuajtur shumë ndikime nga partitë politike”.

“Kam vuajtur shumë ndikime nga partitë politike, për të gjitha vendimet. Ata menduan se unë si provincialiste nuk e dija ligjin, se do t’i lejoja të ndikojnë në vendimet e mia, por pas katër vitesh duke i parë gjërat, gjithçka shlrembëruan dhe konstruktuan" rëfeu Janeva.

Ajo shtoi se në aktgjykimin për “Reket” “nuk është paraqitur asnjë provë që do të përcalctome veprimet e saj të kundërligjshme. Janeva theksoi se veprimet e saj nuk kanë të bëjnë fare me sasinë e parave të kërkuara.

Ndërsa biznesmeni Kamçev që ka ngritur padinë në seancën e sotme paraprakisht e tërhoqi padinë kundër Zoran Mileski-Kiçeec, i cili bashkë me Jovanovskin dhe Janevën ishte njëri nga të akuzuarit nga të cilët Kamçev paraprakisht kishte kërkuar dëmshpërblim.

Ai në deklaratën e tij të sotme ka shpjeguar në mënyrë kronologjike ngjarjet përmes të cilave beson se i është bërë dëmi.
Ndërsa, edhe i pandehuri Bojan Jovanovski ka mohuar se ka bërë krim në këtë rast dhe se ai ka thënë se është i pafajshëm në këtë rast të konstruktuar.

Në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski u dënua me nëntë vjet burg për veprat penale të marrjes së shpërblimit për ndikim të kundëdigjshëm dhe pastrim parash, ndërsa Janeva u dënua me shtatë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Sipas aktakuzës, Bojan Jovanovski ka ndikuar që Katica Janeva të kërkojë masa më të buta ndaj biznesmenit Jordan Kamçevit, i akuzuar në rastin “Perandoria”, rast i inicivar nga ish- Prokuroria Speciale Publike.

Gjykimi për këtë rast vazhdon më 11 maj me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga paditësja, Ana Kamçeva, Ratka Kunovska Kamçeva, Kristina Kamçeva dhe Mirjana Boskova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat