Industria ushqimore: Energjia elektrike dhe mielli sfidat më të mëdha

Maqedonia

Industria ushqimore: Energjia elektrike dhe mielli sfidat më të mëdha

Më: 15 prill 2022 Në ora: 22:34
Azeski

Ritja e trefisht e energjisë elektrike dhe problemet me sigurimin e miellit janë sfidat më të theksuara me të cilat përballet industria ushqimore vendase. Në kushtet e çmimit të kufizuar të produktit final në tregjet e huaja ku vendosen tre të katërtat e prodhimit, rritja enorme e energjisë dhe lëndëve të para bazë ndikon jashtëzakonisht shumë në rezultatet e funksionimit dhe likuiditetit të kompanive ushqimore të vendosura në zonën industriale në Marino dhe Kadino.

“Sfida jonë më e madhe është energjia elektrike, e cila është tre herë më e shtrenjtë. Më lejoni të them se 90% e lëndës së parë të produktit që ne e bëjmë është mielli. Në Maqedoni nuk ka kapacitet të mjaftueshëm prodhues kurse Serbia dhe Hungaria kanë ndaluar eksportin e grurit. Edhe Bosnja ka ndaluar, kështu që dita ditës ne po shikojmë furnizimin me lëndë të parë.”, tha Ljupka Jordanovska, drejtoreshë e një fabrike ushqimore.

OEM: të sigurohet energji elektrike, për të ruajtur likuiditetin

Oda Ekonomike do të inicojë me Qeverinç për gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e problemit të mbiçmimit të energjisë elektrike për kompanitë edhe ate duke rritur ofertën e brendëshme.

“Natyrisht që situata me furnizimin me lëndë të parë po bëhet mjaft problematike, jo vetëm me çmimet të cilat janë rritur jashtëzakonisht dhe në të cilat nuk mund të ndikojmë, por edhe me mungesën e disa prej tyre që mund të jenë pengesë serioze për mbajtjen e bizneseve dhe puntorëve në këtë kohë. Dhe ku nevojitet veprim i përbashkët. Këtu janë disa masa që do të zbatohen dhe zhvillohen së bashku me Qeverinë.”, tha Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë.

E gjithë kjo ndikon në likuiditetin e kompanive, që mund të jetë problem serioz, thotë Azeski. OEM i kërkon Qeverisë që të bëjë përpjekje maksimale për stabilizimin e çmimeve në tregun vendas dhe të vendosë prioritete për akumulimin edhe ashtu modest të ndërhyrjeve afatshkurtra dhe fondet të mos drejtohen horizontalisht por vertikalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat