Sot do të vendoset nëse nxënësit do të kthehen në shkollë

Maqedonia

Sot do të vendoset nëse nxënësit do të kthehen në shkollë

Më: 16 prill 2022 Në ora: 06:54
Ilustrim

Të dielën në mbrëmje do të vendoset nëse do të kthehen nxënësit në shkollë apo do të vazhdohet greva. Kështu tha kryetari i Sindikatat të Arsimit, Shkencës, dhe Kulturës, Jakim Nedelkov, pas mbledhjes që pati me Qeverinë.

Nedelkov bëri të ditur se ekzekutivi gjatë takimit ka prezantuar argumente, por nuk ka dalur me propozim konkret për rritjen e pagës minimale.

 

“Fatkeqësisht ende nuk mundem në publik të dal me vendim përfundimtar se çfarë është propozuar dhe qëndrimin tonë nëse e pranojmë ose jo. Gjatë ditës Këshilli i SAShK-ut do të punojë dhe të shtunën dhe të dielën anëtarët tanë do të informohen për përfundimet që do t’i merr Këshilli, kështu që deri të dielën në mbrëmje do të dihet”, tha Nedellkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat