Maqedoni, pensionet për muajin prill do të paguhen më herët

Maqedonia

Maqedoni, pensionet për muajin prill do të paguhen më herët

Më: 19 prill 2022 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit e miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin prill të këtij viti.

“Qeveria e caktoi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor t’i dorëzojë të dhënat për pensionet në bankat deri më 21.04.2022, ndërsa bankat duhet t’u sigurojnë pensione pensionistëve nga 26.04.2022 përmes bankomateve”, thonë nga MPPS-ja.

Qeveria po ashtu rekomandon bankave që të sigurojnë para për pensionet që nuk përdorin kartela dhe pagesa të kryhet me katër grupe edhe atë sipas lartësisë së pensionit.

Për pensionet deri në 11 mijë denarë, pagesa të kryhet më 26.04.2022, për pensionet deri në 14 mijë denarë pagesa të bëhet me 27.04, për pensionet deri në 18 mijë denarë pagesa të kryhet më 28 dhe për pensionet mbi 18 mijë denarë pagesa të kryhet më 29.04.2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat