Kovaçevski: LSDM është mbrojtëse e së tashme, garanci për stabilitetin dhe përparimin në të ardhmen

Maqedonia

Kovaçevski: LSDM është mbrojtëse e së tashme, garanci për stabilitetin dhe përparimin në të ardhmen

Më: 20 prill 2022 Në ora: 21:08
Kovaçevski

Kryeministri njëherit edhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në 31 vjetorin e themelimit të LSDM-së u shpreh se kjo parti ndër vite ka bërë shumë për qytetarët, ndërsa LSDM është sinonim i shtetndërtimit, përkushtimit dhe sinonim për parti moderne.

Në fjalimin e tij, Kovaçevski thotë se LSDM ashtu si paraardhësit e tyre në Luftën e Dytë Botërore ka qenë në anën e vërtetë dhe merr pjesë në formimin e shtetit, ndërtimin e institucioneve, zgjidhjen e kontesteve dhe realizimin e qëllimeve strategjike siç është anëtarësimi në NATO.

“Edhe në kohën kur e gjithë bota po përballet me krizën më të madhe ekonomik dhe energjetike, ende pa bërë 100 ditë qeverisje ne stabilizuam çmimin e energjisë elektrike, rritëm pagën minimale në 18 mijë denarë, kemi rritur pensionet dhe futëm ndihma shtesë”, u shpreh Kovaçevski.

Ai theksoi se qeveria e LSDM-së ka miratuar 26 masa me vlerë prej 400 milionë euro për të mbështetur qytetarët dhe kompanitë dhe se është parandaluar rritja e cmimeve.

Ne kemi mbështetur financiarisht kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, 35 mijë nga kategoritë më të rrezikuara të bashkëqytetarëve tanë marrin ndihmë shtesë mujore. Nuk ka ndërprerje në furnizimin me ushqime, karburant, gaz, ngrohje kur shohim se çfarë po ndodh rreth nesh”, u shpreh Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat