MPB: Shqiptohen 168 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Maqedonia

MPB: Shqiptohen 168 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Më: 22 prill 2022 Në ora: 10:58
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme (21.04.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar.

Në këtë aksion janë shqiptuar 168 sanksione, prej tyre njëmbëdhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tri automjete me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.

Poashtu është konstatuar se 78 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 90 jashtë vendeve të banimit.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat