Zjarri i madh mbrëmë afër Strugës, flasin banorët

Maqedonia

Zjarri i madh mbrëmë afër Strugës, flasin banorët

Më: 23 prill 2022 Në ora: 20:54
Zjarri i madh afër Strugës

Zjarri që shpërtheu mbrëmë në malin mbi lagjen turistike Elen Kamen, afër Strugës është lokalizuar dhe situata është plotësisht nën kontroll, tha për Alsat komandanti i zjarrfikësve të Strugës, Feti Mazari.

Nuk ka më asnjë rrezik as për vikend shtëpitë as për hotelet.

Kryetari i bashkësisë lokale në Elen Kamen, Emil Poloski, për Alsat tha se nuk ka më asnjë rrezik për shtëpitë.

Era e jugut e ka përhapur mbrëmë zjarrin deri pranë shtëpive, e veçanërisht kritike ka qenë rreth orës 01:00 kur zjarri është afruar në njërën prej shtëpive por është lokalizuar menjëherë. Banorët me të cilët ka kontaktuar Alsat mbrëmë thonë se natën e kanë kaluar zgjuar, nga frika për jetën dhe pasurinë e tyre, por se tani situata është e mirë.

Sipas informacioneve fillestare, zjarri ka nisur nga shkëndija e telave nga shtyllat elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat