Mickoski i bën thirrje qeverisë që t’i pranojë kërkesat e mësimdhënësve

Maqedonia

Mickoski i bën thirrje qeverisë që t’i pranojë kërkesat e mësimdhënësve

Më: 24 prill 2022 Në ora: 14:11
Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot i pyetur nga gazetarët për koment nëse është e mundshme marrëveshja mes SASHK dhe qeverisë, ai tha se qeveria duhet t’i pranojë kërkesat e SASHK.

“Bëj thirrje që të arrihet marrëveshja sa më shpejt dhe nga dita e martë, të gjithë nxënësit të kthehen aty ku e kanë vendin, në banga shkollore”, u shpreh Mickoski.

Sipas tij, qeveria duhet t’i pranojë kërkesat e SASHK dhe jo të sindikatës së tyre të preferuar që në të kaluarën u dëshmua si besnik i politikave të Zaev dhe tani të Kovaçevskit.

Kujtojmë se mësimdhënësit tashmë dy javë janë në grevë për shkak të rritjes së pagës së tyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat