Pendarovski: Gëzuar Bajramit gjithë myslimanëve, toleranca ndërfetare është baza e shoqërisë së Maqedonisë

Maqedonia

Pendarovski: Gëzuar Bajramit gjithë myslimanëve, toleranca ndërfetare është baza e shoqërisë së Maqedonisë

Më: 2 maj 2022 Në ora: 13:18
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka uruar myslimanët e vendit duke thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit është muaj i agjërimit, dhënies, provës, muaj për përforcimin në besim, kuptimin dhe respekt ndaj të tjerëve.

“Me festimin e përbashkët, ashtu sikurse në festat tjera, japim mesazh të qartë se toleranca ndërfetare dhe ndëretnike si dhe respekti janë bazat e shoqërisë së Maqedonisë”, shkruan Pendarovski.

Ai uroi që në këto ditë feste, myslimanët të kalojnë në rrethin e më të afërmve me shëndet dhe mirëqenie.

“Gëzuar Bajrami i Fitrit gjithë besimtarëve të përkatësisë islame”, uron presidenti Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat