Shënohet jubileu tridhjetë vjeçar “Tri dekada ushtri – Tri dekada arsimim ushtarak”

Maqedonia

Shënohet jubileu tridhjetë vjeçar “Tri dekada ushtri – Tri dekada arsimim ushtarak”

Më: 10 maj 2022 Në ora: 15:13
Ministrja e Mbrojtjes

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska mbajti fjalim në forumin shkencoro-profesional me rastin e jubileut tridhjetëvjeçar të Ushtrisë me titull: “Tri dekada ushtri – Tri dekada arsimim ushtarak, mësimet e nxjerra, realiteti dhe perspektiva”, organizuar nga Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolki” në Shkup.

Ministrja theksoi nevojën e përshtatjes së programeve të edukimit dhe trajnimit të stafit në mënyrë që të trajnohen liderë të gatshëm për t’u përballur me sfidat dhe mjedisin e sigurisë në shekullin e 21-të.

Petrovska tha se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet trajnimit të lidershipit dhe menaxhmentit.

Ministrja në fjalën e saj iu referua komponentit rajonal dhe ndërkombëtar të Akademisë Ushtarake dhe aktiviteteve të saj, siç dëshmohet nga fakti se kadetët nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova studiojnë në Akademi për më shumë se një dekadë.

Ajo theksoi se veshja e uniformës dhe politika ditore nuk shkojnë bashkë dhe se ajo është e gatshme të jetë aleate e tyre në këtë angazhim.

Në një fjalim rasti u shpreh edhe dekani i Akademisë Ushtarake, Mitko Bogdanoski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Vasko Gjurçinovski.

Dekani Bogdanoski theksoi rolin kyç të Akademisë Ushtarake për avancimin e sektorit të mbrojtjes në tri dekadat e fundit dhe kontributin në bashkëpunimin rajonal, si dhe theksoi bashkëpunimin me institucionet tjera të arsimit të lartë.

Bogdanoski falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e fuqishme nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Vasko Gjurçinovski theksoi rëndësinë e Akademisë Ushtarake në zhvillimin e Forcave të Armatosura, si dhe promovoi monografinë e ministrit të parë të Mbrojtjes, profesor Trajan Goçevski, i cili përmendi se përshkruan gjithçka që ka ndodhur në 30 vitet e fundit në mbrojtje dhe ushtri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat