Maqedonia shfuqizon vendimin për kufizimin e eksportit të vajit nga luledielli

Maqedonia

Maqedonia shfuqizon vendimin për kufizimin e eksportit të vajit nga luledielli

Më: 10 maj 2022 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme miratoi vendim që të ndërpritet vlefshmëria e vendimit për kufizimin e eksportit të vajit nga luledielli.

Siç informojnë nga Qeveria, vendimi u miratua në bazë të gjendjes së konstatuar se prodhimi aktual i vajit nga luledielli rregullisht e furnizon tregun vendor për nevojat për konsumim të gjerë, respektivisht për shërbimin e qytetarëve, se sasitë ekzistuese pozitivisht ndikojë në gjendjen stabile me këtë prodhim themelor ushqimor, si dhe se nuk ka nevojë që të krijohen teprica, respektivsht rezerva të vajit nga luledielli.

Ndryshe, për shkak të krizës me vajin e lulediellit, Qeveria vendosi që të ndalojë eksportin e tij jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat