Kovaçevski: Dixhitalizimi si proces me prioritet të lartë për një jetë më kualitative

Maqedonia

Kovaçevski: Dixhitalizimi si proces me prioritet të lartë për një jetë më kualitative

Më: 16 maj 2022 Në ora: 19:05
Foto nga takimi

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski u takua me disa nga anëtarët e bordit të drejtorëve të organizatës “Maqedonia 2025”, Mike Zafirovski, Vasko Kronevski, Kati Iceva dhe drejtoresha ekzekutive Nikica Mojsoska Bllazhevski.

Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë Slavica Grkovska dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Në fokus të takimit në prag të Samitit “Maqedonia 2025”, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të përbashkët të të gjithë aktorëve shoqërorë me theks të veçantë në rëndësinë e transformimit dixhital, intensifikimit të partneritetit publiko-privat dhe investimeve të huaja direkte në me qëllim arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ritme më të larta të rritjes ekonomike.

Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi nevojën për vazhdimësi në proceset kyçe që duhet të çojnë në përparim ekonomik, mjete të dedikuara për trajnime dhe edukim për realizimin e projekteve për transformim të suksesshëm dixhital.

Në takim u bisedua edhe për dialogun strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut, i cili do të mbahet më 2 qershor në Uashington, i cili do të trajtojë tema të marrëdhënieve dypalëshe, por edhe ato me interes të rëndësishëm global.

Fokusi do të jetë në mbrojtjen dhe bashkëpunimin ekonomik, tregtinë dhe investimet, por edhe në arsim, transport, energji, ndryshime klimatike, zhvillim demokratik, luftën kundër korrupsionit si dhe shtetin e së drejtës.

Në takim u diskutua gjithashtu për Platformën për një të ardhme të begatë dhe shtatë prioritetet e përfshira në të, si investimet në arsim dhe forcimin e kapitalit njerëzor, inovacionin, investimet, përmirësimin e mjedisit të biznesit, demokracinë, luftimin e korrupsionit, kujdesin për mjedisin, si dhe procesi i dixhitalizimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat